Aktualitet

Donte djalë, por u bë me vajzë, burri vret veten, ndërsa gruaja pëson infarkt

Një burrë në një provincë të Indisë i ka dhënë fund jetës pasi gruaja e tij lindi vajzë dhe jo djalë siç dëshironte ai.

Edhe bashkëshortja e tij fatkeqësisht ndërroi jetë pasi pësoi infarkt menjëherë sapo mori vesh lajmin për bashkëshortin e saj.

Mediat e huaja raportojnë se 23 vjeçarja lindi disa ditë më parë dhe vjehra me të shoqin  prisnin që të sillte në jetë një djalë.

Gruaja e re, qortohej shpesh nga vjehra e cila i thoshte se ardhja në jetë e një vajze është një shenjë e keqe.

Ende në disa province të largëta në Indi ekziston një paragjykim i tillë dhe kjo e ka bërë bashkëshortin e saj që ti vërë flakën vetes duke vdekur nga plagët e marra.

Link: https://www.indiatvnews.com/news/india/man-commits-suicide-wife-dies-of-heart-attack-after-birth-of-girl-child-635788

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/kd3qRzgEl70