ShowBiz

Dy muaj me Krid, Klea poston foton dhe mesazhin më të bukur për të birin

Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër të një djali dy muaj më parë.

Vogëlushi Krid dhuroi shumë gëzim në familjen e tyre dhe vetë Klea poston herë pas herë foto të të birit së bashku me emocionet që ndjen si nënë e re.

Sot vogëlushi bëri dy muaj që ka ardhur në jetë dhe Klea ka ndarë me ndjekësit në instagram një foto shumë të veçantë së bashku me Krid i cili ndodhet i shtrirë në krevat.

“Dy muajsh sot, dy muaj dashuri e pakushtëzuar dhe kënaqësi e përjetshme. Ti je gjithçka e imja, vogëlushi Krid”, shkruan Klea krahas fotos së bashku me të birin.

Link: https://www.instagram.com/kleahuta/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBA4WK-JIr0/