Aktualitet

Frymëzoi me historinë e tij, ndahet nga jeta “Partizani i vogël Velo”

Ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare Kostandit Ropi, ose siç njihet ndryshe Partizani i vogël Velo.

Ropi mbeti jetim në moshën 12 vjeçare, pas vdekjes së prindërve nga forcat gjermane dhe për të shpëtuar ai doli në mal së bashku me partizanët.

Historia e jetës së tij ka frymëzuar filmin e famshëm “Partizani i vogël Velo, ku rolin e tij e ka luajtur aktori Petro Papakosta.

Kostandin Ropi është shquar për kontributin e tij gjatë luftës dhe numëron një sërë dekoratash dhe medaljesh trimërie.

Ai u dekorua edhe në Moskë nga ish presidenti rus Boris Jelcin me dekoratën e luftëtarit kundër nazizmit.

https://www.youtube.com/watch?v=joC42UwoAK0

Link: https://www.youtube.com/watch?v=joC42UwoAK0