ShowBiz

Me flokë të shkurtër të zinj, Gigi Hadid nuk njihet me lookun e ri

Kur përmendim emrin e modeles Gigi Hadid, përfytyrojnë gjithmonë një fytyrë tërheqëse me flokë të gjata bionde dhe sy ngjyrë blu.

Por a e keni imagjinuar ndonjëherë se si mund të dukej modelja me flokë të shkurtër të zinj.

Kuriozitetin ua heq vetë ajo me disa foto të dhjetorit të vitit që shkoi ku pozon majë një çatie, ndërsa shfaqet me flokë të shkurtër të zinj.

Pavarësisht ndryshimit drastik Gigi duket perfekte me këtë look dhe padyshim që edhe ky model flokësh e bën të duket shumë bukur.

Ajo ka marrë si gjithmonë me mijëra komente dhe pëlqime nga miq dhe fansa të cilët e kanë komplimentuar për mënyrën se si duket.

https://www.instagram.com/p/CDbwyY_n5ai/

Link: https://www.instagram.com/p/CDbwyY_n5ai/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0OqYyUnmNB/