ShowBiz

Një përqafim gjithë dashuri me Sian, Ami ndan momentin më të bukur nga pushimet

Ami dhe Ermali dy vite e gjysmë më parë u bënë prindër për herë të dytë me ardhjen në jetë të Sias.

Ata të dy janë shumë aktiv në rrjetet sociale, por shumë rrallë postojnë foto me vogëlushën Sia.

Këtë herë ka qenë vetë Ami që ka postuar në instagramin e saj një foto shumë të bukur me vogëlushen.

Ato të dyja ndodhen në plazh dhe Sia po përqafon mamin gjithë dashuri.

Vogëlushja është e veshur me një kostum me vija të bardhe dhe blu, ndërsa flokët i ka kapur dy topuz, ndërsa i ka hedhur duart në qafën e të ëmës.

Ami dhe Ermali janë gjithashtu prindër të vogëlushit Joel i cili tashmë është rritur dhe e shohim më shpesh në fotot dhe videot që ata shpërndarjnë në rrjetet sociale.

https://www.instagram.com/p/CDcNT6Cp3xe/

Link: https://www.instagram.com/p/CDcNT6Cp3xe/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBqd9hOJb1x/