ShowBiz

Poston foto pa efekte, Sara detyrohet të shpjegojë fansat

Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha do të bëhen prindër të një vajze.

Sara ka postuar së fundmi disa foto ku pozon me barkun e rrumbullakosur i cili po rritet dita ditës.

Së fundmi ajo ka postuar një foto ku shohim një gotë kafeje të vendosur mbi trup.

Ajo që të zënë sytë janë strijat të cilat Sara ka vendosur të mos i modifikojë, por duket se fansat e saj kanë menduar se ky problem i ka ardhur si rezultat i shtatëzanisë dhe për këtë arsye ajo ka vendosur të shpjegojë të gjithë fansat duke e ripostuar foton me një mbishkrim.

“E para këto janë strija dhe jo celulit. E dyta nuk më janë bërë tani gjatë shtatëzanisë (mendoj është akoma herët), por janë pasojat e lëkundjeve të mëdha të peshës gjatë adoleshencës. E treta janë shumë të rralla femrat që nuk kanë strija, kështu që bëni mirë ti dashuroni dhe të ndiheni mirë me lëkurën tuaj. Kjo stigmë duhet të zhduket”, shkruan Sara krahas fotos duke ju treguar kështu të gjithëve se është normale që lëkura të ketë probleme të këtij lloji.

Ajo dhe Ledri janë në pritje të një vajze dhe këtë e zbuluan për miqtë me një video të postuar së fundmi në instagram, ku Sara shihet teksa çan një tullumbac nga ku dalin pupla ngjyrë rozë.

Link: https://www.instagram.com/sarahoxha/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9mP7hBnllp/