ShowBiz

Sa qenka rritur barku, Olta poston videon më të bukur të shtatëzanisë

Aktorja Olta Gixhari do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo njoftoi pak ditë më parë se është në pritje të një djali dhe se do të bëhen nënë në fund të muajit gusht.

Olta ka treguar me anë të disa fotove dhe videove se si ka kaluar kjo periudhë e shtatëzanisë për të si dhe transformimin që ka pësuar trupi i saj.

Tashmë në prag të lindjes, Olta ka treguar me anë të një videoje se cila është pjesa më e bukur e ditës së saj.

Ajo shfaqet teksa kërcen para pasqyrës duke treguar barkun e rrumbullakosur ndërsa shkruan: “Pjesa më e bukur e ditës tonë, një banjë relaksuese, muzika e preferuar, masazh bebushit dhe kremin kundër strijave, i cili më ka shoqëruar gjatë gjithë pritjes së ëmbël”, shkruan ajo krahas videos ku tregon gjithashtu se është 36 javëshe shtatëzanë.

https://www.instagram.com/p/CDbwu7gidqs/

Link: https://www.instagram.com/p/CDbwu7gidqs/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCvm84jH5hs/