Deputetja e Kuvendit të Kosovës Donika Kadaj ka rezultuar e infektuar me COVID-19.
Lajmin e dha vetë ajo me anë të statusi në facebook ku njofton se së bashku me të janë infektuar edhe dy fëmijët e saj Dardani dhe Doruntina.
“Të dashur miq, dje kam rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Njëjtën sikur unë edhe dy fëmijët e mi Dardani dhe Doruntina. PRej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët I falëmnderoj për punën e pandalshme e të palodhshme. Eshtë momenti ta ruajmë njëri tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjenës personale”, shkruan deputetja në statusin e saj në Facebook ku shohim se ka marrë shumë mesazhe nga miq dhe të afërëm të cilët i urojnë shërim të shpejtë.
Link: https://www.facebook.com/kadajdonika
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224/