ShowBiz

“Nuk marr dot frymë..”, këngëtarja shqiptare e sëmurë prej ditësh

Bebe Rexha është një prej këngëtareve më të dashura shqiptare.

Atë e shohim gjithmonë aktive në rrjetet sociale ku ndan me fansat dhe miqtë e saj detaje nga jeta e saj profesionale, por edhe private.

Këtë herë ajo ka njoftuar miqtë dhe ndjekësit me anë të disa videove në instagram se prej disa ditësh është sëmurë me një infeksion të sinusit.

Ajo shfaqet e shtrirë në shtrat teksa tregon se mezi merr frymë, ka dhimbje të tmerrshme koke prej disa ditësh.

“E sëmurë dhe e lodhur nga ky infeksion i sinusit”, shkruan ajo krahas fotos ku pozon nga shtrati, ndërsa në videot pasardhëse vijon të informojë fansat mbi gjendjen e saj dhe simptomat që po shfaq prej këtij infeksioni.

Link: https://www.instagram.com/beberexha/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BlZksUdlKF7/