139 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se fatkeqësisht nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen 6 qytetarë.
Sipas të dhënave në të dyja spitalet në vend po trajtohen 110 pacientë, 21 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa 6 janë të intubuar.
Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 persona duke e çuar në 3123 numrin e personave të shëruar që prej fillimit të epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë vijon të bëjë apel për qytetarët duke i ftuar që të respektojnë rregullat e higjenës, të mbajnë maskat në ambjente të mbyllura dhe të respektojnë distancën.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=cdqdW3yGEPI
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/