Aktualitet

E fundit/ 6 persona ndërrojnë jetë, shifrat ende të larta

6 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit të infektuar me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga testimet e kryera kanë rezultuar 127 raste të reja shumica në Tiranë dhe Krujë.

Aktualisht në të dyja spitalet në vend po marrin trajtim 119 pacientë, 22 në terapi intensive ndërsa 4 në gjendje më të rëndë të intubuar.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar në 3155 numrin e personave të shëruar që prej fillimit të epidemisë.

Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të respektuar rregullat e higjenës dhe për të përdorur maskat në amjentet e mbyllura.

https://www.youtube.com/watch?v=Um_iIwUy0WQ

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Um_iIwUy0WQ

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/