Dafina Zeqiri është padyshim një prej këngëtareve më të dashura për publikun.
Ajo ka zbuluar se e ka trashëguar talentin nga e ëma, e cila dikur ka kënduar dhe duket se do të këndojë sërish këtë herë duke bërë hyrjen e albumit të ri të këngëtares.
Dafina ndërkaq ka postuar në instagram një mesazh që i ka dërguar e ëma me një tekst të krijuar nga vetë ajo e cila mund të bëhet shumë mirë një këngë rap.
Krahas fjalëve të këngës ajo shkruan: “Mos më shtjen me u ba rreperkë se dikujt i dal piperkë”, ndërsa vetë Dafina shkruan se e ëma e saj është më e mira.
Në fakt nga mënyra se si i ka shkruar vargjet jemi të bindur se do të ishte një sukses i vërtetë si repere, megjithatë kjo mbetet për t’u parë kur këngëtarja të nxjerrë albumin.
Link: https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/