Një grua dhe vajza e tij janë ndaluar në aeroportin e Munihut në Gjermani pasi në bagazhet e tyre rezultoi diçka e pazakontë.
Nëna 74 vjeçare dhe e bija 52 vjeç ishin duke udhëtuar nga Greqia në drejtim të Armenisë dhe gjatë kontrollit në aeroportin e Munihut, kuy po kalonin transit rezultoi se kishin me vete edhe një kuti druri ku mbanin skeletin e bashkëshortit të vdekur të 74 vjeçares.
Sipas dëshmisë së grave ai kishte ndërruar jetë që në 2008 dhe tashmë ato po i dërgonin eshtrat e tij për ti rivarrosur në Armeni.
Autoritetet gjermane pas dëshmisë së grave dhe pasi u bindën se ato nuk kishin kryer asnjë krim, i lanë të vijonin udhëtimin e tyre.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/stylish-woman-with-suitcase-and-bag-walking-on-street-near-modern-airport-terminal-3885493/