Në javën e dytë të shtatorit pritet të nisë procesi mësimor në sistemin parauniversitar në të gjithë vendin.
Ministrja e Arsimit Besa Shahini gjatë një komunikimi për mediat njoftoi se tashmë jemi vetëm 4 javë para nisjes së procesit mësimor, dhe sipas një pyetësori, 87% e të pyeturve janë pro rikthimin në bankat e shkollës, ndërsa 13% kanë menduar se është më mirë të vijohet online.
Shahini tha gjithashtu se janë parashikuar disa skenarë për mundësinë e hapjes së shkollave,
Sipas saj ka disa shkolla ku ka një numër jo të lartë nxënësish ku mund të vijohet normalisht mësimi duke garantuar të gjitha kushtet e higjenës.
Ka disa shkolla të tjera pastaj që kanë një numër më të lartë nxënës, por që do të organizohen në një mënyrë tjerë, duke i ndarë në grupe më të vogla ose duke i çuar në shkollat më të afërta.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=RJlJT48Kf-U&feature=emb_err_woyt
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDLrMEzgTXY/