Vëllai i presidentit të “Yldon Media Group” dhe njëkohësisht pronar i televizionit Ora është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.
Lulzim Pasmaçiu u nda nga jeta në moshën 60 vjeçare duke mos mundur ta fitojë dot betejën me COVID-19.
Ai ishte i shtruar prej disa ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet por fatkeqësisht nuk mundi dot të mbijetonte.
Lajmin e dha vetë Ylli përmes një statusi në rrjetet sociale ku së bashku me një foto të tij shkruan një mesazh prekës.
“Përse më braktise vëllai im i shtrenjtë. Unë isha i fortë sepse luftoja me vëllain tim. Isha gëzim sepse vëllai im nuk më la kurrë në errësirë. Ishim unë dhe ti. Çfarë do të bëhet me mua tani Luli im, vëllai im,gjysma ime. Unë ishta Ylli sepse kisha Lulin. Përse vëllai im u ngjite lart kaq shpejt, përse? Përse Zoti të mori , përse na le kështu në bosh. Si do t’ja bëj unë vëllai im, si do t’ja bëj unë tani pa ty”, shkruan Ndroqi në mesazhin e tij.
https://www.instagram.com/p/CEBXJtIqub8/Link: https://www.instagram.com/p/CEBXJtIqub8/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEBXJtIqub8/