Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë prindër të dy fëmijëve djalit Joel dhe vajzës Sia.
Ata i shohim herë pas herë aktiv në rrjetet sociale ku veç të tjerash ndajnë me fansat edhe momente të bukura familjare.
Ata të dy së bashku me fëmijët ndodhen aktualisht me pushime teksa kanë vendosur të bëjnë një xhiro me biçikletë.
Ami me Sian dhe Ermali me Joelin teksa po lëvizin buzë detit.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë është vogëlushja Sia e cila e lumtur përshëndet me dorë në momentin që filmohet nga kamera, teksa ndodhet në pjesën e pasme të biçikletës.
“Ditë si këto”, shkruan Ami krahas videos e cila është pëlqyer shumë nga miqtë dhe fansat e çiftit.
https://www.instagram.com/p/CD9dbNSph0Z/Link: https://www.instagram.com/p/CD9dbNSph0Z/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDcNT6Cp3xe/