ShowBiz

“Sa herë të shoh…”, Mozzik bën dedikimin më të bukur për njeriun e zemrës

Reperi Mozzik është bërë para një vit e gjysmë babai i një vajze nga martesa me këngëtaren Loredana.

Vogëlushja Hana është kopje e Mozzik dhe këtë e kanë vënë re të gjithë.

Vetë Mozzik e pranon me krenari një gjë të tillë dhe ndërsa ka postuar një foto në instagram shkruan: “Sa herë të shoh veten në pasqyrë, apo boj selfie, e shoh çiken tem”.

Ai dhe Loredana janë ndarë tashmë prej kohësh dhe vetë Mozzik ka treguar se për momentin është single dhe se të paktën për dy vitet në vazhdim do ti dedikohet muzikës.

Ndërsa Loredana ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes, por deri tani nuk ka pranuar asnjë lidhje, pavarësisht thashethemeve për një histori të mundshme me reperin Zuna.

https://www.instagram.com/p/CECGpU0jbYF/

Link: https://www.instagram.com/p/CECGpU0jbYF/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5cdgIKluRk/