Aktualitet

4 persona humbin betejën me COVID-19, në rritje numri i rasteve të reja

Situata me COVID-19 në vend, vijon të jetë shqetësuese.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 155 raste të reja, ndërsa fatkeqësisht mësohet se katër persona kanë ndërruar jetë duke mos e fituar betejën me sëmundjen.

Shumica e rasteve të reja janë rregjistruar në Tiranë ku që prej fillimit të epidemisë e deri më sot është qyteti me numrin më të lartë të të përsonave aktivë.

Aktualisht në të dyja spitalet në vend janë të shtruar 121 persona, 19 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa 7 janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 58 persona, ndërsa Ministria e Shëndetësisë vijon të bëjë apel për të respektuar rregullat e higjenës dhe për të vendosur maskat në ambjente të mbyllura.

https://www.youtube.com/watch?v=9mgU4i6dIJw

Link: https://www.youtube.com/watch?v=9mgU4i6dIJw

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/