Këngëtarja Fifi ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të humbjes drastike në peshë.
Ajo shfaqet aktualisht në super formë, por ka disa fjalë për t’ju thënë portaleve dhe sidomos kritikuesve të saj.
Fifi ka treguar se ndërhyrjet kanë qenë të pasuksesshme dhe ajo ka arritur të dobësohet në fakt përmes dietave.
Ndërkaq ajo ju ka drejtuar gjithashtu një mesazh kritikuesve të saj të cilët e kanë bullizuar dhe çfarë nuk kanë thënë për kilogramët e saj dikur.
Ajo thotë se nuk ka pasur kurrë kompleks nga trupi i saj dhe pavarësisht komenteve negative ka vijuar të jetë një person pozitiv.
“Nuk kam dal të shes trupin, jam këtu për muzikë, ama normalisht do nxjerr dy foto. Po të më nisni kritika i pranoj me shumë kënaqësi, ama komentet që boni ju jam helm”, shkruan Fifi në statusin e saj, ndërsa më pas tregon se nuk do të dëshironte që familja e saj të lëndohet nga ato që lexojnë.
Link: https://www.instagram.com/fifi.official.fr/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCzGN0pAQ1g/