152 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se fatkqësisht nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen dy persona, një 61 vjeçar nga Korça dhe një 73 vjeçar nga Tirana të dy me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ndërkaq në të dyja spitalet në vend po trajtohen aktualisht 137 pacientë, 24 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa 7 në intubim.
Gjatë 24 orëve të fundit një lajm i mirë është numri i lartë I të shëruar.
Konkretisht janë shëruar 110 persona duke e çuar në 4096 numrin e të shëruarve që prej fillimit të epidemisë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=UGCK_MX9SPg
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/