Një palë syze të Mahatma Gandhit janë shitur në ankand për një shifër rekord prej 260 mijë paund.
Syzet me ngjyrë ari pritej të shiteshin maksimumi 10 mijë paund, por e kanë tejkaluar parashikimin dhe u blërë pas vetëm 7 minutash nga nisja e ankandit nga një koleksionues amerikan.
Pronari i syzeve ishte një burrë i moshuar të cilit lideri i famshëm ja kishte dhuruar gjatë një udhëtimi në Afrikën e Jugut në 1920.
Syzet e famshme kanë kaluar më pas brez pas brezi deri sa dolën së fundmi në ankand dhe u shitën me vlerën marramendëse.
Gandhi ishte një avokat, politikan, activist si dhe ambassador paqeje që u shpall njeriu i vitit në 1930.
Ai udhëhoqi fushatën për pavarësinë e Indisë nga rregullat e Britanisë në shekullin e 20, duke mos përdorur dhunë dhe rezistencë.
Pronari i syzeve tha se do ti ndante paratë e fituara nga shitja e tyre me të bijën.
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/Ha4GZKWINdw