Këngëtarja e njohur Miley Cyrus ka emocionuar të gjithë fansat e saj teksa njoftoi largimin nga jeta të gjyshes me anë të disa videove të shpërndara në instagram.
Ajo është shprehur tejet e trishtuar, ndërsa ka postuar një mesazh unik duke e kujtuar gjyshen e saj me anë të momenteve më të veçanta të saj.
“Edhe pse ti ike, asnjë gjë nuk ka ndryshuar. Ti do të jesh gjithmonë frymëzimi im një ikonë mode. Madje edhe më shumë se kaq modeli më i fundit i të qënit një dritë e vërtetë në një botë të errët. Ti je diell. Sa herë që ngrihem dhe shoh atë top të zjarrtë në qiell, shoh fytyrën tënde. Më pas them një lutje duke falënderuar universin që më dha gjyshen më të mirë që një vajzë mund të kërkonte. Do të më mungosh për gjithë jetën”, shkruan Miley ndër të tjera në statusin e saj së bashku me disa nga fotot më të bukura të saj me gjyshen.
https://www.instagram.com/p/CEMos4Wp2lz/Link: https://www.instagram.com/p/CEMos4Wp2lz/
https://www.instagram.com/p/CENCxMfpjbM/Link: https://www.instagram.com/p/CENCxMfpjbM/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8Sv_FVpDI8/