Numri i rasteve të reja me COVID-19 vijon të jetë i lartë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 154 raste të reja, 94 prej të cilave vetëm në Tiranë duke e shndërruar kështu si vatrën më të nxehtë në të gjithë vendin.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi gjithshtu se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 5 persona me sëmundje bashkëshoqëruese, ndërsa vijon të jetë i lartë numri i të shtruarve.
Konkretisht në të dyja spitalet në vend ndodhet aktualisht të shtruar 160 pacientë, 13 në terapi intensive si dhe katër të intubuar.
Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 117 persona duke e çuar kështu në 4530 numrin e personave të shëruar që prej fillimit të epidemisë.
Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të mbajtur maskat në ambjente të mbyllura dhe për të respektuar rregullat e higjenës dhe distancimit social.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=ibdeH5rrOog
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/