ShowBiz

Matchy-Matchy me babin, Besi dhe Ajka duken kaq bukur të veshur njësoj

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezai u bënë prindër të një vajze dy vite më parë.

Vogëlushja Ajka solli shumë gëzim në familjen e tyre dhe ata të dy i shohim shpesh teksa ndajnë foto dhe video së bashku me të bijën në rrjetet sociale.

Këtë herë ka qenë Besi i cili ka postuar një foto pranë të bijës.

Ajka është duke parë gjithë kërshëri një akuarium me peshq ndërsa Besi qëndron pranë saj.

Nëse do ti shohim me vëmendje ata janë veshur thuajse njësoj.

Me pantallona treçerekëshe të bardha dhe me një bluze rozë.

Në ndryshim nga Ajka bluza e Besit është e bardhë me rozë, ndërsa e Ajkës është e gjitha rozë.

“Jemi kombinuar deri diku”, shkruan Besi krahas fotos ndërsa bën tag Xhensilën.

Në fakt ata jo vetëm që janë kombinuar, por duken edhe kaq të këndshëm së bashku dhe këtë e kanë vënë në dukje fansat e aktorit, të cilët nuk kanë munguar me komente komplimentuese.

https://www.instagram.com/p/CESWE5cntc8/

Link: https://www.instagram.com/p/CESWE5cntc8/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_iIuVun5W8/