ShowBiz

Teze Lori shkon ta puthë, nuk do ta besoni si reagon vogëlushi Roman

Lori Hoxha u bë teze për herë të dytë para pak kohësh kur në jetë erdhi djali i dytë i Sarës, vogëlushi Roman.

Lori e ka treguar edhe më herët se me nipin e madh London ka një raport shumë të veçantë dhe shpesh herë e kemi parë teksa poston foto apo video së bashku me të.

Ndërsa në një video të fundit të postuar në instastory, Lori shfaqet teksa zgjat buzët për të puthur Roman, por vogëlushi duket se nuk e ka në plan aspak ta puthë.

Ai në vend që të afrohet ta puthë, zgjat dorën dhe i kap buzët Lorit.

“Roman më urren”, shkruan ajo krahas videos unike ku shfaqet me vogëlushin.

Link: https://www.instagram.com/lorihoxha/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CD_FZZpFiWY/