ShowBiz

Brenda ditëlindjes së dytë të djalit të Adelinës, kjo është festa më e bukur

Djali i këngëtares Adelina Tahiri ka festuar dy vjetorin e lindjes.

Vogëlushi Jon është rritur tashmë dhe është bërë një bukurosh i vërtetë me flokët kaçurrela dhe tipare shumë të tërheqëse.

Adelina ka postuar në instagram një grup fotosh të të birit pranë tortës dhe ëmblësirave festive të cilat ishin të gjitha me personazhet e famshëm për fëmijë.

Jon pozon  i ulur afër tortës dhe i  rrethuar nga ëmbëlsirat e tullumbacat festive ndërsa buzëqesh i lumtur.

“Edhe 100 shpirt i mamit! ME fat dhe shëndet. Të dua pafund unë dhe babi”, shkruan ajo krahas fotove.

Vogëlushi ka marrë shumë mesazhe nga miq e fansa të këngëtares të cilët i kanë uruar Jonit shumë vite të lumtura.

https://www.instagram.com/p/CEZl1W0lLqJ/

Link: https://www.instagram.com/p/CEZl1W0lLqJ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDUoweSlhz3/