ShowBiz

Vuri në dyshim ndjenjat e Romeos për Jonidën, aktori i mbyll gojën fanses

Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi prej kohësh janë në një lidhje dhe së fundmi kanë shprehur vazhdimisht ndjenjat për njëri tjetrin.

Në një postim të fundit në instagram Romeo pozon bashkë me Jonidën në plazh dhe krahas fotos shkruan një mesazh shumë të këndshëm dashurie.

Ti buzëqesh, unë buzëqesh, kështu funksionon”, shkruan ai në foton e përbashkët ku pozojnë të dy të lumtur.

Por duket se ka disa ndjekës që nuk janë të bindur dhe në fakt një prej tyre ka komentuar poshtë fotos: “Ndoshta ndjenjat janë ato që thua, por fotografia duket shumë fallco për ndjenjat që thua, mendimi im”

Këtij komenti Romeo është kujdesur që ti kthejë përgjigje duke shkruar: “Mos mendo kaq gjatë se do rrish pa gjumë”, duke shkaktuar gjithashtu edhe reagimin e fansave të çiftit të cilët janë shprehur se ata të dy duken shumë mirë bashkë.

https://www.instagram.com/p/CEU6dmBpyUU/

Link: https://www.instagram.com/p/CEU6dmBpyUU/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEU6dmBpyUU/