Aktori i famshëm amerikan Chadwick Boseman ka ndërruar jetë në moshën 43 vjeçare.
Boseman u bë i famshëm për rolin e tij tek “Black Panther” si dhe një sërë rolesh të tjerë në filma të njohur.
Aktori fatkeqësisht vuante nga një tumor me të cilin ishte diagnostikuar që në 2016 dhe pavarësisht luftës me sëmundjen nuk arriti dot të mbijetonte.
Aktori gjatë kohëve të fundit mësohet se bënte shpesh kimioterapi ndërsa paralelisht punonte për xhirimin e filmave të fundit.
Miq dhe kolegë të aktorit kanë shprehur hidhërimin për largimin e tij nga jeta duke e konsideruar një humbje të madhe për kinematografinë.
https://www.instagram.com/p/CEdLs05FWTn/Link: https://www.instagram.com/p/CEdLs05FWTn/