ShowBiz

Ermali dhe nëna e Ledrit si dy pika uji, aktori bëhet xheloz dhe na bëri të qeshim me lot

Ermal Mamaqi ka vënë re së fundmi një ngjashmëri shumë të madhe mes tij dhe nënës së Ledri Vulës.

Në fakt nëse do të shohim foton e fundit të Xheraldinës vihet re një ngjashmëri e madhe mes saj dhe Ermalit.

Kjo ka bërë që këngëtari të postojë në instagram këtë foto duke e shoqëruar me një koment që do t’ju bëjë të qeshni me lot.

“Jam xheloz që Xheraldi, mami i Ledrit, e ka bërë Ledrin aq të bukur, ku në fakt unë i ngjaj më shumë asaj se mamit tim”, shkruan ai krahas fotos duke bërë që të qeshin me lot miq e fansa të tij.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Xheraldinës e cila ka qeshur me të madhe ndërsa shkruan: “Ti s’je tamam”

Ermali ka vijuar më tej duke i kërkuar llogari përse e la rrugëve dhe mbajti më të bukurin, por Xheraldina i tha se e kërkonte e ëma me dënesë dhe ajo nuk mund ti thoshte jo.

https://www.instagram.com/p/CEd6s4eD95h/

Link: https://www.instagram.com/p/CEd6s4eD95h/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5gWFdqBlMw/https://www.instagram.com/p/CEZP7fnF2bz/