Aktualitet

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish lojëtari i Klubit të Partizanit

Enver Rada ish trajner dhe lojëtar i Klubit të Partizanit ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçari.

Rada i njohur ndryshe me nofkën “Çoçi” ka luajtur me Partizanin në vitet 50, 60 dhe ishte një prej lojëtarëve më të famshëm të asaj kohe, sidomos për goditjet e këndit të cilat ishin arma e tij e fortë.

Më pas ai ka qenë gjithashtu edhe trajner i bardh e bluve.

Lajmi është konfirmuar nga miq dhe të njohur të tij, të cilët kanë shprehur trishtim për largimin nga jeta të futbollistit të njohur.

Një prej tyre është edhe studiuesja e njohur Ledi Shamku Shkreli e cila ka ndarë me miqtë e saj në Facebook një histori nga fëmijëria e saj që lidhet me fubollistin dhe mënyrën se si ajo e ka njohur dhe si e mban mend nga koha kur ai luante me Partizanin.

Link: https://www.facebook.com/ledi.shamku