ShowBiz

Rudina merr propozimin për martesë, por jo nga Marku.. nuk do ta besoni si përgjigjet

Aktorja Rudina Dembacaj është vënë qendër të vëmendjes së medias që pasi bëri publike lidhjen me ish deputetin Mark Froku.

Që prej asaj kohe atë e shohim vazhdimisht aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit foto dhe video të ndryshme nga bashkëjetesa me Markun.

Ndërkaq në një prej fotove ku ajo reklamon emisionin e saj të ri, krahas komenteve të ndryshme, të zënë sytë edhe një propozim për martesë.

“Unë quhem Festim, a bëhesh gruaja ime”, i komenton dikush dhe Rudina vendos ti japë një përgjigje që na bëri të qeshim me lot.

“Faleminderit akoma nuk kam planifikuar një burrë të katërt”, shkruan ajo krahas fotos, ndërsa fansi që i ka propozuar vijon të këmbngulë duke i thënë se do bëj gjithçka që do ajo.

Këto komente kanë shkaktuar humor dhe të qeshura mes fansave dhe miqve të aktores.

Kujtojmë se Rudina ka qenë e martuar për disa vite dhe nga kjo  martesa ka gjithashtu edhe një vajzë.

https://www.instagram.com/p/CEjB5-oHfXW/

Link: https://www.instagram.com/p/CEjB5-oHfXW/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8tcTYknKQM/