6 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit ndërsa 122 raste të reja janë rregjistruar në të gjithë vendin.
Ky është bilanci i fundit i bërë publik nga Ministria e Shëndetësisë e cila vijon të bëjë apel për të mbajtur maskat në ambjente të mbyllura si dhe për të respektuar rregullat e higjenës.
Ndërkaq situata vijon të jetë problematike në të dyja spitalet në vend ku aktualisht ndodhen të shtruar 185 pacientë, 22 në terapi intensive dhe 8 të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit bëhet me dije se janë shëruar 141 persona duke rregjistruar një tjetër ditë ku numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të rasteve pozitive ditore.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=CsfluuqUK3A
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/