ShowBiz

Ditëlindje me pishama dhe pa grim, Luana merr surprizën më të bukur në mesnatë

Moderatorja Luana Vjollca feston sot 29 vjetorin e lindjes dhe ditëlindja e saj nisi disa sekonda pas mesnate me një super surprizë.

Ajo ka treguar përmes disa videove dhe fotove në instagram momentet më të bukura nga mbrëmja dhe surprizat me tullumbaca, torta dhe fishekzjarre.

Luana është surprizuar nga e motra ndërsa e shohim të rrethuar nga tufa gjigande lulesh, tullumbace dhe një tortë shumë e veçantë me një kukull bionde sipër e cila personifikonte Luanën.

“29 vjetori festohet me pizhama dhe pa grim, ju du”, shkruan ajo krahas fotove ku pozon në ballkon mes luleve, teksa mban në duar tullumbacat.

Moderatorja ka marrë shumë mesazhe nga miq dhe fansa të saj, të cilët i kanë uruar shumë vite të lumtura.

Ky 29 vjetor vjen për Luanën me shumë suksese sa i takon aspektit profesional.

Ajo sapo ka korrur një super sukses me këngën e fundit një bashkëpunim me Jay Santos.

Kënga “Locos” u kthyer shumë shpejt në një hit duke marrë miliona klikime në fare pak kohë.

https://www.instagram.com/p/CEnZFLFnY0Q/

Link: https://www.instagram.com/p/CEnZFLFnY0Q/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDMRzJfHhFZ/