ShowBiz

Donaldi festoi ditëlindjen, reagimi i Borës na habiti të gjithëve

Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë vënë së fundmi në qendër të vëmendjes që pas zërave për ndarje mes tyre.

Bora nuk do të jetë më pjesë e “3-shave”, pasi do të nisë një tjetër projekt në një tjetër ekran.

Përpara këtij lajmi në media bëri përshtypje fakti që ajo fshiu nga instagrami të gjitha fotot me Donaldin ndërsa u vu re që nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale duke arritur kështu në përfundimin që mes tyre kishte një krisje.

Gjatë ditës së djeshme Donaldi dhe vëllai i tij binjak Romeo festuan 25 vjetorin e lindjes dhe në disa foto të postuara nga Romeo nuk mungoi komenti i Borës.

“Familja e bukur! Edhe 100 vite çuna”, shkruan Bora krahas fotove duke e shoqëruar me një emoji me sytë me zemra.

Komentit të moderatores i është përgjigjur Romeo i cili i shkruan: “Faleminderit zemra”ndërsa nga ana e Donaldit nuk ka asnjë përgjigje.

https://www.instagram.com/p/CEmYEmLFzgb/

Link: https://www.instagram.com/p/CEmYEmLFzgb/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CD_7LvajlzH/https://www.instagram.com/p/CA-5p_rDuUy/