ShowBiz

Fansat i kërkojnë foton më të bukur me Edin, ja çfarë poston Arbana

Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj janë një prej çifteve më të famshme të showbizit.

Bashkë prej kohësh ata do të bëhen shume shpejt prindër të një fëmije.

Moderatorja e ka treguar vazhdimisht me anë të fotove dhe videove të ndryshme raportin e veçantë që ka me partnerin duke e mbështetur njëri tjetrin në çdo projekt.

Gjithashtu ajo vendos herë pas herë që t’ju përgjigjet edhe pyetjeve të publikut lidhur me jetën e saj profesionale, por edhe private.

Këtë herë ndjekësit e saj ndër të tjerash kanë dashur të dinë se cila është fotoja më e bukur që ajo ka me partnerin.

Arbana ja ka plotësuar menjëherë dëshirën ndjekësve duke postuar një foto ku pozon ulur krah Eduardit me një pamje malesh në sfond.

“Mua më pëlqen kjo”, shkruan ajo krahas fotos dhe ka të drejtë është një foto vërtetë shumë e bukur.

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3XsV4qgps4/