ShowBiz

Si do të quhet fëmija i dytë i Arbanës, moderatorja zbulon më shumë

Arbana Osmani dhe partneri i saj regjisori Eduart Grishaj do të bëhen shumë shpejt prindër.

Edhe pse nuk vetë nuk e ka zbuluar gjininë e bebit, thuhet se Arbana është në pritje të një djali të dytë.

Ajo është treguar pakëz e rezervuar lidhur me shtatëzaninë dhe fotot e saj me barkun e rrumbullakosur janë shumë të rralla dhe në ato foto ku mund ti duket barku ajo është kujdesur gjithmonë që ta fshehë.

Arbana ndërkaq ka ndarë me fansat disa prej gjërave të saj që i konsideron si të preferuara duke nisur që nga ushqimet e deri tek udhëtimet apo vendet më të bukura që ka vizituar.

E ndër gjërat e preferuara dikush e ka pyetur se cilat emra fëmijësh janë të preferuarit e saj dhe Arbana ka treguar se emrat shqiptar janë ata që parapëlqen më tepër duke zbuluar kështu në njëfarë mënyre se edhe për fëmijën e dytë ka zgjedhur një emër shqiptar.

Kujtojmë se djali i parë i Arbanës quhet Jon një emër tipik shqiptar dhe me siguri që edhe fëmija i dytë do të ketë një emër shumë të veçantë.

Moderatorja është në muajt e fundit të shtatëzanisë dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të dytë.

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CETh9gmAdxa/