ShowBiz

Super joshëse majë jahtit luksoz, Ariana sjell foton më të bukur nga pushimet

Edhe pse është nënë e katër fëmijëve ku më e vogla ende nuk ka bërë një vjeç, Ariana Fejzullahu është në formë perfekte.

Shumë pak kohë pas lindjes ajo arriti të fitonte linjat e saj përpara se të ngelej shtatëzanë me Anën dhe tashmë duket në formë perfekte.

Ajo ka pozuar së fundmi majë një jahti ndërsa ndodhet me pushime së bashku me Ermalin dhe fëmijët.

Ariana shfaqet e veshur sportive me një fund të shkurtër të bardhë dhe një kanatiere ngjyrë bezhë, ndërsa në dorë mban një gotë.

Fotoja është pëlqyer shumë nga miq dhe fansa të saj të cilët nuk kanë nguruar ta komplimentojnë.

https://www.instagram.com/p/CEoweonJ_-u/

Link: https://www.instagram.com/p/CEoweonJ_-u/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2y2OgGB0Dk/