Tre lojëtarë të Paris Saint Germain kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Njoftimin e ka dhënë vetë klubi pa bërë publik emrat e lojëtarëve, por mediat e huaja kanë arritur të zbulojnë se një prej tyre është Neymar, ndërsa dy të tjerët janë Angel Di Maria dhe Leandro Parades.
Klubi i futbollit ka njoftuar se aktualisht po bëhen teste për të gjithë stafin e klubit si dhe lojëtarët për të parë gjendjen e tyre.
Ata kanë njoftuar gjithashtu se tre lojëtarët kanë rezultuar pozitiv menjëherë pasi janë rikthyer nga pushimet.
Tre lojëtarët e sipërmendur kanë qenë së bashku me pushime në Ibiza ku mendohet se janë infektuar me COVID-19.
https://www.instagram.com/p/CEaCg3AAzhO/Link: https://www.instagram.com/p/CEaCg3AAzhO/
Burimi i lajmit: https://www.france24.com/en/20200902-neymar-and-two-other-psg-footballers-test-positive-for-covid-19
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY