Këngëtarja Fifi është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave, pas humbjes drastike në peshë.
Ajo ka treguar përmes fotos transformimin që ka pësuar trupi i saj dhe gjithçka përmes dietave dhe një rregjimi të rreptë.
Së fundmi këngëtarja ka postuar disa foto ku pozon në mes të rrugës veshur me një bluzë të shkurtër të bardhë dhe një palë pantallona verore.
Ajo që të bie në sy është fakti që këngëtarja duket në formë perfekte dhe kështu nuk e kishim parë asnjeherë.
Fifi sqaroi pak kohë më parë se nuk është dobësuar përmes balonit gastrik, por vetëm me dieta, ndërsa tha se për të ishte e domosdoshme të biente nga pesha për arsye shëndetësore.
https://www.instagram.com/p/CErN_6tgF3i/Link: https://www.instagram.com/p/CErN_6tgF3i/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CD7Hnv8A8ED/