Rudina Dembacaj dhe Mark Froku kanë nisur së fundmi pushimet.
Ata ishin fillimisht në jug të vendit duke shijuar rrezet e diellit, ndërsa aktualisht ndodhen në Korçë.
Në një foto të postuar së fundmi ku pozojnë të dy, ulur në një bar, Rudina shkruan: “Unë çdo mëngjes kam të njëjtën pyetje: Mark si ka mundësi jam kaq e bukur? Kush e gjen si përgjigjet ai”
Të menjëhershme kanë qenë reagimet nga fansat e saj të cilët kanë përgjigje nga më të ndryshmet.
Shumica prej tyre i thonë se të zbukuron Marku, ndërsa ka edhe disa të tjerë që përgjigjen me humor duke u vënë në rolin e Markut dhe duke i thënë: “Kush të ka thënë që je e bukur”
Rudina dhe Marku e konfirmuar lidhjen e tyre në fillim të këtij viti dhe ata i shohim vazhdimisht nën shoqërinë e njëri tjetrit.
https://www.instagram.com/p/CEv4Wa3HG6k/Link: https://www.instagram.com/p/CEv4Wa3HG6k/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9H5dvOn3in/