Aktorja Rudina Dembacaj ka humbur së fundmi të atin dhe kjo është një prej ngjarjeve më të vështira në jetën e saj.
Ajo ka qenë e ftuar sot në emisionin e parë të këtij sezoni të “Ëake Up” në “Top Channel”, ku ka folur lidhur me jetën e saj profesionale por edhe private.
Në momentin që ka kujtuar të atin ajo është përlotur ndërsa ka treguar se ka kaluar verën më të vështirë.
Rudina tha gjatë emisionit se kjo periudhë ka qenë një luftë shqiptërore për të dhe se ajo ka humbur njeriun më të rëndësishëm të jetës së saj.
Ajo rrëfeu mes lotësh se si e ka përjetuar gjendjen e vështirë të të atit përpara se të ndërronte jetë i cili përfundoi në koma.
Aktorja rrëfen gjithashtu se si kishte frikë të hapte telefonin ndërsa i ati ishte në gjendje kome, pasi mendonte se mund të ishin nga spitali.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=uJgF2ZxFzpM&feature=emb_err_woyt
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8tcTYknKQM/