ShowBiz

Nuk mund të kishte dhuratë më të bukur, Erzina emocionon Kreshën për ditëlindje

Reperi Mc Kresha festoi ditëlindjen dy ditë më parë dhe mes shumë urimeve nga miq dhe fansat të tij ajo që nga ra në sy ishte dhurata speciale e bashkëshortes së tij.

Babai i saj ka shpërndarë në adresën e tij në Facebook momentin kur reperi shikon dhuratën speciale nga bashkëshortja.

Erzina i ka blerë atij një gramafon dhe një pllakë gramafoni enkas për të duke e emocionuar reperin i cili e ka pëlqyer shumë surprizën ndërsa shihet teksa përqafon bashkëshorten dhe e falënderon për dhuratën speciale.

Erzina dhe Kresha u martuan vitin që shkoi ne një ceremoni speciale ku ishin të ftuar miq dhe të afërm të çiftit.

Ata u bekuan së fundmi me një vajzë dhe kjo ishte ditëlindja e parë e reperit si baba.

https://www.facebook.com/shehson60/videos/1380086882190089/

Link: https://www.facebook.com/shehson60/videos/1380086882190089/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6LIChkggvtCxsG94hIgv7kvB2VLlX_77BGl7o0/