ShowBiz

“Sa e ke kontratën me Markun..” ,Rudina i befason të gjithë me përgjigjen e pazakontë

Aktorja Rudina Dembacaj që prej momentit që bëri publike lidhjen e saj me ish deputetin Mark Froku vijon të jetë në qendër të vëmendjes së medias.

Ajo është bërë shpesh herë objekt sulmesh dhe kritikash shumicën e të cilave ajo i ka marrë me sportivitet dhe madje nuk kanë munguar edhe përgjigjet gjithë ironi nga ana e saj për të gjithë ata që bëjnë komente ndonjëherë fyese.

Këtë herë ajo ka postuar disa foto me Markun ku shfaqet shumë të dashuruar me njëri tjetrin.

Ajo që shohim janë komentet e shumta por një në veçanti tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

“Për sa vjet e ke kontratën me këtë”, i shkruan një prej ndjekësve të cilin Rudina i përgjigjet: “Sa ta kemi rrisk plak. Nuk e parashikoj dot, hë për hë po e shijoj”

Aktorja ka shkaktuar humor me përgjigjen e saj ndërsa shumë prej ndjekësve i kanë ardhur në mbrojtje.

https://www.instagram.com/p/CEw5fnln2pw/

Link: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEv4Wa3HG6k/