Këngëtari Sabri Fejzullahu dhe e shoqja e tij Nera kanë marrë nënshtetësinë shqiptare dhe ky është një prej momenteve më emocionuese për këngëtarin.
Ai ka postuar në instagramin e tij një foto së bashku me të shoqen teksa pozojnë me në sfond flamurin shqiptar dhe në duar dy pasaportat shqiptare.
“I dashur President Meta, jam I nderuar me dekretin tuaj për shtetësinë shqiptare. Më keni bërë krenar me këtë, keni nderuar punën dhe angazhimin tim një jetë të tërë në rritjen dhe lartësimin e zerit dhe kulturës shqiptare kudo nëpër botë. I dashur president, unë sot me pasaportën shqiptare nuk kam më shumë shqiptar se sa isha që nga dita kur linda. Një jetë të tërë vogëlsia ime ishte në shërbim të Shqipërisë, Kosovës asaj Shqipërisë gjeografike së cilës ju I shërbyet me guxim dhe nder I dashur President. Të faleminderit shumë! Ndihem i vlersuar dhe respektuar e kjo për mua do të thotë shumë”, shkruan Sabriu krahas fotos me pasaportën shqiptare në dorë.
Këngëtari ka marrë shumë urime nga miq dhe ndjekës të tij, të cilët janë gëzuar po aq sa Sabriu për këtë lajm.
https://www.instagram.com/p/CE7NFHmDq4D/Link: https://www.instagram.com/p/CE7NFHmDq4D/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7HNZ3KH5nh/