Modelja e njohur shqiptare Aurela Hoxha ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venezia i cili po mbahet që prej 2 shtatorit në shtetin fqinj.
Ajo ka parakaluar në tapetin e kuq veshur mjaft elegante me një fustan të zi të gjatë me një model shumë të veçantë tek pjesa e dekoldesë dhe me një të çarë në pjesën e pasme.
Aurela ka parakaluar në tapetin e kuq, ndërsa dukej në formë perfekte duke arritur të rrëmbëjë vëmendjen e të pranishmëve në këtë eveniment të rëndësishëm.
Ajo është shfaqur me një grim natyral dhe një model të thjeshtë flokësh ndërsa dukej në super formë.
https://www.instagram.com/p/CE7dL9KhA9G/Link: https://www.instagram.com/p/CE7dL9KhA9G/
https://www.instagram.com/p/CE7W9dNhYpd/Link: https://www.instagram.com/p/CE7W9dNhYpd/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEZGfDoh8R1/