ShowBiz

Momente romantike nga shtrati, ja si e festojnë Marina dhe Getoari 3 vjetorin e martesës

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kujtuan një ditë më parë tre vjetorin e martesës.

Ata të dy lidhën kurorë më 11 shtator të 2017 me një ceremoni shumë të veçantë ku nuk munguan miq dhe personalitete të ekranit.

Marina ka vendosur ta kujtojë këtë ditë me një video shumë të këndshme të saj dhe këngëtarit nga shtrati ndërsa ndajnë momente të këndshme së bashku duke u përqafuar.

“Gëzuar përvjetorin për ne”, shkruan Marina krahas videos së publikuar në instagram.

Çifti ka marrë mesazhe të shumta nga miq dhe fansa të cilët I kanë uruar shumë vite të lumtura përkrah njëri tjetrit.

https://www.instagram.com/p/CE93QbmDMvE/

Link: https://www.instagram.com/p/CE93QbmDMvE/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAQ9lP-nWJk/