Aktualitet

Numri i të infektuar sërish në rritje, tre persona ndërrojnë jetë

161 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se 3 persona kanë ndërruar jetë ndërsa 97 të tjerë e kanë fituar betejën me sëmundjen duke e çuar në 6443 numrin e personave të shëruar që prej fillimit të epidemisë.

Ndërkaq në të dyja spitalet në vend janë të shtruar 188 pacientë, 21 prej të cilëve në terapi intensive dhe 7 të intubuar.

Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të respektuar rregullat sidomos në prag të fillimit të shkollave ku rreziku është edhe më i madh.

https://www.youtube.com/watch?v=3JH917detxM

Link: https://www.youtube.com/watch?v=3JH917detxM

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/