Këngëtari Robert Berisha gjithmonë ka rënë në sy për shkak të fizikut të tij.
Atë e kemi parë gjithmonë në formë perfekte dhe pasi deklaroi ndarjen nga Nora, ai u kthye në beqarin më të dëshiruar nga të gjitha femrat.
Por si ka qenë ai vite më parë, përpara se kishte famën që ka sot.
Këngëtari ka postuar në instagram një foto të vitit 1994, 26 vite më parë ku ishte ende adoleshent.
Nga fotoja shohim se këngëtari ka ruajtur të njëjtat tipare edhe sot pavarësisht se kanë kaluar shumë vite.
Ai duket po njësoj tërheqës edhe pse sot i ka kaluar të 40-tat.
Roberti u përfol për një lidhje me modelen Jessica Kadiu menjëherë pas ndarjes nga Nora.
Ai atëherë e mohoi lidhjen, por më pas ishte vetë modelja që e pranoi se kishte qenë e lidhur me këngëtarin, por Roberti preferoi të mos fliste asnjëherë lidhur me këtë temë.
Link: https://www.instagram.com/robertberishaofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBab0bnHHz1/