Spektakli “Përputhen” ka rinisur sërish këtë sezon dhe ndryshe nga sezoni i kaluar ka ardhur me disa ndryshime.
Këtë herë, spektakli vjen çdo ditë nga e hëna në të premte dhe përballë 14 djemve, janë katër vajza.
Në studio përveç moderatores Bora Zemani është dhe analisti Arian Konomi, ndërsa vajzat kanë filluar të zgjedhin djemtë e parë për të lënë takimet e tyre.
Një takim i “nxehtë”, ka qenë ai midis Anës dhe Fatjonit i realizuar në studio ku Ana ka dashur të dijë diçka më shumë rreth Fatjonit dhe e ka pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Gjatë bisedës Fatjoni i kujtoi Anës kërcimin e saj gjatë prezantimit ku u shfaq duke kërcyer tëerk.
Ana gjatë bisedës tha se kërcimin joshës e bëri për publikun dhe jo për Fatjonin ndërsa atij i tha se do ti bënte kërcim në prehër, por më vonë.
Deklarata e saj ka shkaktuar mjaft debat si në studio ashtu edhe në rrjetet sociale.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=hvmV-fVlX2M&feature=emb_err_woyt
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFALmQChwmo/