Aktualitet

Zaho për herë të parë në shkollë, Rama sjell foton e të birit me çantë dhe lule në duar

Djali i Kryeministrit Edi Rama ka nisur sot rrugën e gjatë të dijes.

Vogëlushi Zaho shkoi sot në klasë të parë dhe Rama përmes një fotoje shumë të veçantë të të birit ka uruar të gjithë fëmijët që nisën sot shkollën.

Zaho pozon me çantë në kurriz dhe me një tufë lulesh në duar ndërsa krahas fotos Rama shkruan: “Dita e parë, emocion i rrallë. Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm. Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë”

Djali i kryeministrit festoi dy muaj më parë 6 vjetorin e lindjes dhe sot po encën për herë të parë drejt rrugës së dijes edhe pse në një vit të vështirë për shkak të pandemisë ku çdo gjë do të jetë ndryshe dhe me më shumë rregulla dhe masa sigurie.

https://www.instagram.com/p/CFHItTUJygZ/

Link: https://www.instagram.com/p/CFHItTUJygZ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDD-qwBJfTK/